Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin, në zonën e quajtur Guri i Kuq
Dy automjete të cilat po udhëtonin në drejtim të kundërt, janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga informacionet paraprake, mësohet se kanë mbetur të lënduar 2 persona të cilët janë dërguar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet policia e cila po bën zbardhjen e plotë të rrethanave, pasi dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve.