Kronikë

Aksident në mbrëmje/ Makina humb kontrollin, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Shkruar nga Liberale

Aksident në mbrëmje/ Makina humb kontrollin, plagoset shoferi dhe

Shoferi i një makine dhe pasagjerja që po udhëtonte me të kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në afërsi të fshatit Rëmbec në Maliq.

Mjeti i drejtuar nga një 31- vjeçar humbi kontrollin dhe doli nga rruga.Për pasojë u plagos vetë shoferi dhe pasagjerja, të cilët u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:55, në afërsi të fshatit Rëmbec, shtetasi L. Gj., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi L. Gj dhe pasagjerja në automjet, shtetasja G. H., po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH