Kronikë

Aksident në Levan/ Furgoni i mallrave përplaset me barrierat mbrojtëse dhe përmbyset në mes të rrugës

Shkruar nga Liberale

Aksident në Levan/ Furgoni i mallrave përplaset me barrierat

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në autostradën Levan-Fier, në afërsi të spitalit Memorial.

Mësohet se një drejtuesi i një furgoni mallrash ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me barrierat mbrojtëse, duke u përmbysur në rrugë.

Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave. Nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë që është bllokuar njëri krah i autostradëss Fier-Tiranë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH