Kronikë

Aksident në Fier/ Motori del nga rruga, plagoset rëndë një person

Shkruar nga Liberale

Aksident në Fier/ Motori del nga rruga, plagoset rëndë një

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14:30, në qendër të fshatit Kashisht në Fier, ku ka mbetur i lënduar një person.

Policia bën me dije se në aksident është përfshirë shtetasi me iniciale Sh. S., rreth 34 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti doli nga rruga.

34-vjeçari ndërkohë është dërguar në spital për ndihme mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 09.02.2024, rreth orës 14:30, në qëndër te fshatit Kashisht, Fier, në rrugë dytësore, shtetasi Sh. S., rreth 34 vjeç, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti doli nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH