Kronikë

Aksident në Elbasan/ Makina përplas të moshuarin në rrugë, si është gjendja e tij

Shkruar nga Liberale

Aksident në Elbasan/ Makina përplas të moshuarin në

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 17:45, në rrugën “Zogu i parë”, ku automjeti me drejtues shtetasin B. Rr., 46 vjeç, ka aksidentuar shtetasin N. K., 80 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

80-vjeçari po merr asistencë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit shtetasin B. Rr., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH