Aktualitet

Aksident në Durrës! Dy makina bëhen copash, detajet

Shkruar nga Liberale

Aksident në Durrës! Dy makina bëhen copash, detajet

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme, në një nga rrugët kryesore të qytetit të Durrësit.

Një automjet tip “Renault” teksa bënte manovra për t’u kthyer në kahun tjetër të lëvizjes është goditur nga një mjet tip “Ford Fiesta”.

Për pasojë është bllokuar qarkullimi në rrugën “Mujo Ulqinaku”, aks që lidh rrugën e “Dëshmorëve” me stadiumin.

Paraprakisht nuk deklarohet për të lënduar, ndërsa pritet mbërritja e policisë rrugore për të kryer veprimet përkatëse dhe kthyer në normalitet qarkullimin në këtë aks.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH