Kronikë

Aksident në Dibër/ Shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me një tjetër, plagoset rëndë një person

Shkruar nga Liberale

Aksident në Dibër/ Shoferi humb kontrollin e automjetit dhe

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Xibër të Dibrës ku një 28-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një mjet tjetër.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur një pasagjere, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shoferin 28-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e sektorit të Policisë Rrugore, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A.U., 28-vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Xibër, ka humbur kontrollin gjatë drejtimit të automjetit të tij dhe është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë ka mbetur e lënduar një pasagjere, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH