Një aksident me një të plagosur ka ndodhur këtë të mërkurë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Starovë në Pogradec ku një mjet ka përplasur një këmbësore
E aksidentuara është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Pogradecit . Sipas informacioneve e plagosura me inc E.B është jashtë rrezikut për jetën, teksa ka disa të çara në pjesë të trupit dhe ka nxjerrë shpatullën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
Rreth orës 20:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M., 44 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen E. B., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.