Dy automjete janë përplasur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Blinishtit, dhe për pasojë ka mbetur e plagosur drejtuesja e njërit prej mjeteve, e cila u dërgua në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të shkaqeve.