Kronikë

EMRI/ Aksident me pasojë vdekjen e një 64 vjeçari në Fier, policia sqaron ngjarjen

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Aksident me pasojë vdekjen e një 64 vjeçari në Fier,

Një aksident me pasojë vdekjen e një 64 vjeçari ndodhi sot rreth orës 17:50 në aksin rrugor Fier-Pishporo, referuar burimeve të policisë.

Shtetasi Llambi Doko, rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

"Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Ll. D" tha policia.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH