Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bulçar të Gramshit.
Si pasojë e përplasjes së mjetit, 4 persona kanë mbetur të plagosur.
Ata janë transportuar për në spitalin e Gramshit ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Mësohet se gjëndja e dy prej të plagosurve është e rëndë dhe pritet të transportohet me helikopter për në Tiranë.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po kryen veprimet përkatëse.