Kronikë

Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Ersekë! Plagoset një nga shoferët

Shkruar nga Liberale

Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Ersekë! Plagoset

Një aksident i trefishtë  ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në këtë aksident janë përfshirë 3 mjete, ndërsa njëri prej drejtuesve ka mbetur i dëmtuar.

Raportohet se aksidenti ka filluar me përplasjen e dy mjeteve dhe më pas është përfshirë edhe një mjet i tretë, duke shkaktuar dëmtime për njërin prej shoferëve që ishin të përfshirë në ngjarje.

Aktualisht, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH