Kronikë

Aksident i RËNDË në rrugën Sarandë- Delvinë, plagosen dy persona

Shkruar nga Liberale

Aksident i RËNDË në rrugën Sarandë- Delvinë,

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Sarandë-Delvinë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i njërit mjet dhe pasagjeri i tij. Policia ka arritur të indentifikojë 2 drejtuesit e mjetit të cilët janë: Pëllumb Ahmeti, 28 vjeç dhe Birbil Islami, 42 vjeç.

28-vjeçari ka qenë në drejtimin e makinës tip “Hummer” ndërsa 42-vjeçari drejtonte makinën tip “Smart”.

42-vjeçari dhe pasagjeri i tijë janë dy të plagosurit nga aksidenti, të cilët janë dërguar në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e parë. Ndërsa 28-vjeçari është shoqëruar në komisariat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH