Kronikë

Aksident i RËNDË në Mamurras/ Makina përplaset me çiklomotorin, lëndohet një 34-vjeçar

Shkruar nga Liberale

Aksident i RËNDË në Mamurras/ Makina përplaset me

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të premte pranë Mamurrasit dhe si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i një çiklomotori. Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të “Rrugës së Adriatikut”.

Një makinë është përplasur me çiklomotorin e drejtuar nga një 34-vjeçar, ndërsa mjeti ka përfunduar në kanal.

34-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH