Kronikë

Aksident i RËNDË në kryeqytet! I riu hedh në "erë" një 28-vjeçare, si është gjendja e saj

Shkruar nga Liberale

Aksident i RËNDË në kryeqytet! I riu hedh në

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë në rrugën ‘Xhanfize Keko’ ku 21-vjeçari A.D ka përplasur me makinë një 28-vjeçare.

Raportohet se e reja është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

‘Më datë 20.06.2024, në rrugën "Xhanfize Keko", shtetasi D. A., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen K. G., 28 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH