Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të Romës ku një grua shtatzënë 39-vjeçare dhe nipi i saj 5-vjeçar humbën jetën.
Sipas policisë, makina drejtohej nga nëna e fëmijës së mitur dhe motra e viktimës.
Nga hetimet paraprake, rezulton se makina ku po udhëtonin dy motrat dhe fëmija është goditur nga një mjet tjetër që po udhëtonte në drejtim të kundërt.
Trupat e pajetë të viktimave janë nxjerrë nga makina me ndihmën e zjarrëfikëses.