Një 45-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte.
Sipas mediave greke 45-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me dy shtylla elektrike dhe me pas ka përfunduar në një shpat mali.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.