Kronikë

Aksident i RËNDË! Makina përfundon në lumë, tre persona ndodheshin brenda (detajet)

Shkruar nga Liberale

Aksident i RËNDË! Makina përfundon në lumë, tre persona

Një aksident ka ndodhur të premten tek ura e Drinit të Bardhë, ku një mjet ka rënë në lumë.

Sipas informacioneve drejtuesi ka  humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfundar në lumë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës në Kosovë.

Sipas raportimeve në makinë kanë qenë tre persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Pejës.

Raportohet se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 14:50, Policia ka marrë informatën për një vetaksident tek ura e Drinit të Bardhë, ku një veturë ka rënë në lumë, në fshatin Dubovë.  Në veturë kanë qenë tre persona, të cilët me ndihmën e qytetarëve janë larguar nga vetura dhe nuk kanë pësua lëndime serioze. Të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në Spitalin e Pejës”, tha Gashi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH