Kronikë

Aksident i rëndë në Shkodër/ Makina përplaset me autobusin, plagoset një 32-vjeçar

Shkruar nga Liberale

Aksident i rëndë në Shkodër/ Makina përplaset me

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë në Shkodër.

Një makinë është përplasur me një autobus, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një 32 vjeçar.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 13:20, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, automjeti me drejtues një 32-vjeçar, është përplasur me autobusin me drejtues një 63-vjeçar. Si pasojë është dëmtuar lehtë 32-vjeçari, i cili është në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH