Një automjet ka dalë nga rruga të martën në vendin e quajtur “Shkallë Xibër”, duke përfunduar në lumë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona.
Ngjarja fillimisht u pikas nga drejtuesit e mjeteve, të cilët, sapo e identifikuan si aksident, kanë njoftuar policinë dhe autoambulancën, këta të fundit kanë mbërritur në vendngjarje, duke bërë të mundur transportimin e dy të plagosurve në drejtim të spitalit.
Grupi hetimor ka nisur hetimet rreth aksidentit, ndërsa sipas policisë, shkak i këtij aksidenti dyshohet se ka qenë lagështira e rrugës, por nuk përjashtohet as shpejtësia e lartë./Liberale.al/