Kronikë

Aksident i rëndë në mbrëmje/ Makina me shpejtësi të lartë përplaset në një pikë karburanti, dy të rinj në gjendje kritike

Shkruar nga Liberale

Aksident i rëndë në mbrëmje/ Makina me shpejtësi

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit. 

Një makinë me shpejtësi mësohet se është përplasur me një karburant dhe është shkatërruar plotësisht.

Katër persona janë nisur drejt spitalit për mjekim, ndërsa 2 raportohet se janë në gjendje të rëndë.Shofer i makinës ka qenë një 23-vjeçar, ndërsa pasagjerë ishin dy djem e një vajzë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:15, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi M. Ç., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.

Si pasojë  janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH