Kronikë

Aksident i rëndë në Klos! Shoferi humb kontrollin e makinës, detajet e para

Shkruar nga Liberale

Aksident i rëndë në Klos! Shoferi humb kontrollin e makinës,

Në aksin rrugor të fshatit Fshat, shtetasi T.K., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi M.S., i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të kushteve të motit dhe akset me dëborë, të moderojnë shpejtësinë, të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë pasi bëhen burim aksidenti për veten e tyre dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH