Kronikë

Aksident i rëndë në Burrel/ Makina përplas 4 këmbësorë, të lënduarit dërgohen në urgjencë

Shkruar nga Liberale

Aksident i rëndë në Burrel/ Makina përplas 4

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Burrel teksa kanë mbetur të plagosur katër persona.

Policia njoftoi se në vendin e quajtur “ish grumbullimi”, shtetasi Y.Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar 4 këmbësorë. Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, efektivët janë vënë në ndjekje të shoferit, i cili pasi ka shkaktuar aksidentin, është larguar nga vendngjarja me mjet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, mbyllet njoftimi i bluve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH