Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Shirokë, plagosen babë e bir (detajet)

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Shirokë, plagosen

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Shirokë.

Motomjeti që drejtohej nga një 38 vjeçar ka dalë nga rruga ku si pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe djali i tij 14 vjeçar.

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Shkodër-Shirokë”, motomjeti që drejtohej nga shtetasi N. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi N. K. dhe djali i tij, 14 – vjeçar, që udhëtonte në këtë motomjet, të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH