Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Ksamil/ Benz-i përplas 4 të rinj, ndërron jetë në spital 15-vjeçari

Shkruar nga Liberale

Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Ksamil/ Benz-i

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Sarandë-Ksamil.

Dy makina sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur fillimisht dy të rinj të plagosur, njëri prej tyre, 15-vjeç, në gjendje të rëndë. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 15-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Hidrovorin, rreth 200 metra pranë vendit ku në verë humbën jetën në aksident 2 të pushues italianë.

Ndërkohë policia po heton shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:40, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. A., 20 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Lancia”, i cili si pasojë e një difekti, po shtyhej nga drejtuesi D. Ç., 24 vjeç, dhe 3 shtetas të tjerë.

Si pasojë e aksidentit, njëri prej 3 shtetasve, që po ndihmonin drejtuesin e automjetin “Lancia”, konkretisht shtetasi i mitur E. Ç., 15 vjeç, së bashku me drejtuesin shtetasin D. Ç, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, ku gjëndja shëndetësore e 15-vjeçarit paraqitet e rëndë.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi E. A, është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH