Kronikë

Aksident i rëndë, 20 vjeçari me ‘Range Rover’ përplas për vdekje këmbësorin

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë, 20 vjeçari me ‘Range Rover’

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Fier, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Grecallisë.

Një këmbësor 50-vjeç është përplasur për vdekje nga një “Range Rover” që drejtohej nga një 20-vjeçar.

Policia bën me dije se 50-vjeçari është transportuar në spital por ka ndërruar jetë në duart e mjekëve. Ndërkohë i riu është shoqëruar në komisarit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, shtetasi B. H., 20 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Range Rover”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin D. Gj., rreth 50 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital shtetasi D. Gj.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH