Kronikë

Aksident i rëndë i merr jetën të riut shqiptar, makina u rrudhos nga përplasja (ja dinamika e aksidentit)

Shkruar nga Liberale

Aksident i rëndë i merr jetën të riut shqiptar, makina u

Një aksident i rëndë u raportua të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm ku kamioni i drejtuar nga një i ri 25-vjeçar shqiptar u përplas me shpejtësi të madhe me një kamion të ndaluar në një radhë në autostradën A22, në zonën midis komunës Veroneze të Nogarole Rocca dhe Mantovës në veri.

Shoferi me origjinë shqiptare, me banim në Piza raportohet se vdiq brenda kabinës së kamionit, e cila u rrudhos nga përplasja.

Dinamika e aksidentit

Ndihma e shpejtë e Veronës shkuan në vendngjarje, u përpiqën të sillnin më vete 25-vjeçarin, por ishte vonë. Policia rrugore e Verona Sud ka ndërhyrë për të zbardhur dinamikën e aksidentit. Sipas një rindërtimi fillestar, kamioni që drejtohej nga shqiptari u përplas me tjetër kamion më të madh, që kishte ndaluar më herët në autostradë. Operacionet për lëvizjen e rimorkios zgjatën deri në orën 8:22 të mëngjesit, kohë në të cilën një korsi u rihap për të lejuar qarkullimin.

Në orën 9:40 kishte një tjetër mbyllje të autostradës, këtë herë për të liruar rrugën nga rimorkio. I tradhtuar nga shiu dhe dukshmëria e dobët, viktima nuk ka vërejtur mjetet e ndalura në kolonë dhe ka goditur makinën e fundit të rreshtit. Shtrirja e autostradës midis kabinave të pagesës Nogarole Rocca dhe Mantua Nord mbeti e mbyllur për trafikun deri rreth mesditës, kur përfunduan operacionet e shpëtimit dhe sigurisë për automjetet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH