Një aksident i rëndë ndodhi pasditenne sotme, në aksin Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Buzmadh.
Një furgon mallrash dhe një fërgon pasagjerësh janë përplasur duke shkaktuar 6 të plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur 3 autoambulanca që kanë transportuar të plagosurit në Spitalin Rajonal Fier, ndërsa mësohet se të gjithë të plagosurit sipas burimeve paraprake janë jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia tej normave.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.