Kronikë

Aksident i frikshëm në Qeparo, makina përplaset me trafikndarësen, plagoset rëndë shoferja

Shkruar nga Liberale
Aksident i frikshëm në Qeparo, makina përplaset me

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme (18 maj) në aksin Kuç-Qeparo, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një grua.

Bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen. Drejtuesja e mjetit ka marrë plagë të rënda si pasojë e përplasjes, teksa është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, teksa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit janë bërë shpejtësia tej normave të lejuara e automjetit dhe lagështira në rrugë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH