Kronikë

Agjentët italianë në SPAK, marrin në pyetje "il-pentiton-n" e drejtësisë Nuredin Dumanin, dyshohet se ka...

Shkruar nga Liberale

Agjentët italianë në SPAK, marrin në pyetje

Agjentë të autoriteteve italiane kanë mbërritur dje në SPAK, për të marrë në pyetje Nuredin Dumani, i cili po shihet si “minierë ari” edhe nga agjencitë e huaja.

Burime për mediet bëjnë me dije se dyshohet se Dumani ka dijeni edhe mbi ngjarje të rënda kriminale të ndodhura jashtë vendit.

Sipas informacioneve hetuesit e antimafias e kanë pyetur Nuredin Dumanin për disa episode mes tyre edhe për trafik lendesh narkotike por edhe vepra të tjera penale.

Gjithashtu bëhet e ditur se interes për të pyetur vrasësin me pagese për ngjarje te caktuara, ku janë përfshire grupe kriminale shqiptare kanë shfaqur edhe agjenci te tjera ligjzbatuese të vendeve europiane.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH