Kronikë

A ka politikanë që kanë folur në “Sky Ecc”? Si përgjigjet kreu i SPAK

Shkruar nga Liberale

A ka politikanë që kanë folur në “Sky Ecc”? Si

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, u pyet nëse ka politikanë që kanë përdorur aplikacionin SKY ECC.

Dumani tha se nuk mund të prononcohet, por tha se ka cështje në hetim. Ai garantoi se nëse do të evidentohen raste të tilla “ne do ushtrojmë ndjekjen penale sepse është detyrim ligjor”

“Nuk mund të prononcohem, kemi cështje në hetim, por ajo që ju garantoj unë se në çdo rast që do evidentohen raste të tilla ne do ushtrojmë ndjekjen penale sepse është detyrim ligjor. Por jemi në hetim e sipër dhe nuk mund të jap informacion.”– tha Dumani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH