Kronikë

E akuzuar për mashtrim, Apeli lë në burg këshilltaren e Gjylametit

Shkruar nga Liberale

E akuzuar për mashtrim, Apeli lë në burg këshilltaren e

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin me 5 vite burg për Milena Derajn, ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë dhe ish-këshilltare e deputetes socialiste Blerina Gjylameti. Deraj kërkoi një masë më të lehtë.

Deraj ka marrë përmes mashtrimit një shumë prej 340 mijë euro. Ajo akuzohet se ka mashtruar 3 shtetas (babai dhe dy djemtë), duke iu marrë 340.000 euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021.

Gjithashtu, kjo shtetase akuzohet se ka mashtruar edhe një shtetase tjetër, duke i marrë 230.000 euro, me premtimin për t’i investuar në bono thesari.

“Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga e pandehura me iniciale M. D, e cila kërkoi:

1. Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
2. Deklarimin e të pandehurës të pafajshme.
3. Në rast se gjykata e gjen fajtore kërkojmë:
– Deklarimin fajtore të të pandehurës, për veprën penale të “Mashtrimit”, të parashikuar nga neni 143/3 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 5 (pesë) vite burgim.
– Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke e dënuar përfundimisht me 3 (tre) vite e 4 (katër) muaj burgim.
– Aplikimin e nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e të pandehurës në provë.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 13.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Fatri Islamaj dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe znj. Marsela Pepi, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 1088, datë 30.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.“- thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH