Kronikë

9 orë në SPAK për sterilizimin, Beqaj: Presim raportet e KLSH! Më kthyen dy dokumentet e një udhëtimi jashtë

Shkruar nga Liberale

9 orë në SPAK për sterilizimin, Beqaj: Presim raportet e KLSH!

Ka dalë pas rreth 9 orësh nga SPAK ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ku ishte thirrur në lidhje me hetimin për koncesionin e Sterilizimit. Ai tha se sencat e marrjes në pyetje do të vijojnë pasi çështja është komplekse. Ndërkaq njoftoi se sot ka marrë dy dokumentet e një udhëtimi jashtë shtetit që i ka pasur të sekuestruara.

“Siç keni vënë re dhe ju janë disa seanca të gjata pyetjesh. Çështja është komplekse edhe sot nuk përfunduam seancat e pyetjes. Pritet të kemi dhe raportet e KLSH.

Besoj se hetimet janë ende shumë të ngushta është e domosdoshme që të shtrihen në dy pjesë nga marsi i vitit 2011 deri në shtator të vitit 2013

Janë bërë tetë vjet nga zbatimi i kontratës.

Sot me prokurorët komunikuam dhe më thanë se do kem shpejt ato sende që mu sekuestruan. Dy dokumentet e një udhëtimi jashtë shtetit që sot i mora.

Sot u sqarua edhe fakti që Gazi dhe aneksi tetë kanë lidhje me sterilizimin dhe skanë lidhje me çështjen tjetër”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH