Kronikë

6 muaj hetime/ Goditet grupi që shiste drogë në Vlorë e Fier, 11 në pranga, 2 në kërkim

Shkruar nga Liberale

6 muaj hetime/ Goditet grupi që shiste drogë në Vlorë e

11 persona janë arrestuar këtë të martë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin doza të drogave të forta dhe kanabisi, në Vlorë dhe në Fier.

Sipas njoftimit zyrtar janë shpallur në kërkim edhe 2 të tjerë, si dhe nën hetim një 17-vjeçar, pasi posedonte doza kanabisi, në banesë.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i një hetimi të nisur në muajin maj të këtij viti, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, u finalizua, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në DPPSH dhe me DVP Fier, operacioni policor i koduar “Labirinti”. Në kuadër të operacionit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Vlorës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:    

-F. O., 34 vjeç, J. B., 25 vjeç, D. Gj., 24 vjeç, A. O., 32 vjeç, E. Sh., 42 vjeç, I. H., 29 vjeç, të gjithë banues në Fier, N. H., 33 vjeç, banues në Tepelenë dhe K. Xh., banues në Tiranë;

-si dhe për shtetasit E. K., 18 vjeç, E. K., 21 vjeç, vëllezër të cilët aktualisht vuajnë dënimin në IEVP për veprën penale “Vrasja” dhe A. H., 54 vjeç, i cili vuan dënimin në IEVP për veprën penale “Mashtrimi”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim 2 shtetas.

Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë 1 shtetas i mitur 17-vjeçar, pasi posedonte doza kanabisi, në banesë. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin doza të drogave të forta dhe kanabisi, në Vlorë dhe në Fier.  

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH