Kronikë

4 TË VDEKUR dhe dy të plagosur/ Shoferi i “Benz”-it doli në korsinë e kundërt, si ndodhi aksidenti që i mori jetën katër personave

Shkruar nga Liberale

4 TË VDEKUR dhe dy të plagosur/ Shoferi  i “Benz”-it doli

Zbulohen detaje në lidhje me aksidentin e rëndë që i mori jetën katër personave në Tepelenë.

Ka qenë drejtuesi i automjetit “Benz” ai që ka humbur kontrollin duke dalë në korsinë e kundërt dhe duke u përplasur me automjetin “Toyota Yaris”.

Në aksident është përfshirë edhe drejtuesi i mjetit “BMW” që ndodhej pas tij.

Policia ka njoftuar se si pasojë e aksidentit janë shkaktuar katër viktima ende të paidentifikuara, dhe dy të plagosur po marrin ndihmën mjekësore në spital.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër”, thuhet në njoftim.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH