Kronikë

14-vjeçari plagos me thikë të riun në Shijak

Shkruar nga Liberale

14-vjeçari plagos me thikë të riun në Shijak

Një i mitur është shoqëruar në polici, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë një 20-vjeçar.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 21:30, në lagjen "Popullore", Shijak.

‘I mituri S. J., 14 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta shtetasin  R. K, 20 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. S. J, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.’- njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH