Në kuadër të operacionit policot të koduar “Fluturimi” u vu në pranga shtetasi Brice Tchantchou.
21-vjeçari banues në Luksemburg, tentoi të fuste lëndë narkotike nga Dubai në Tiranë dhe për pasojë është arrestuar në aeroportin e Rinasit.
“Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas që do të udhëtonte nga Dubai drejt Rinasit, kishte fshehur në bagazhet e tij, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas në bashkëpunim me autoritetet doganor menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Fluturimi”. Gjatë kontrollit në bagazhet e 21-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 26 kilogramë e 700 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis”, thuhet në njoftim.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.