Kronikë

Drogë e municion luftarak, arrestohen dy të rinj në Shkodër – EMRAT

Shkruar nga Liberale

Drogë e municion luftarak, arrestohen dy të rinj në Shkodër

Dy të rinj ajnë arrestuar këtë të diel nga Policia në Shkodër, pasi akuzohen për posedim kanabisi dhe municion luftarak.

Bëhet fjalë për shtetasit Xhordan Cafi dhe Franc Mark, 22 vjeç. Blutë sqarojnë se këta shtetas janë kapur në flagrancë me doza kokaine dhe municion luftarak.

“Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj këtyre 2 shtetasve, janë gjetur doza lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe 1 peshore elektronike për ndarjen e kokainës në doza.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xhordan Cufi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me sasinë e kokainës, peshoren elektronike dhe automjetin me të cilin u kapën në flagrancë 2 të arrestuarit”,- njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH