Ekonomi

Më i drejtë tatimi mbi pagat apo mbi kapitalin dhe fitimet? Një krahasim mes Shqipërisë dhe Francës

Shkruar nga Liberale
Më i drejtë tatimi mbi pagat apo mbi kapitalin dhe fitimet? Një

Sa paguajnë tatim mbi pagën shqiptarët, krahasuar me qytetarët e tjerë të BE-së?

Debati për taksimin është një debat që nuk merr zgjidhje asnjëherë. Çdo qeveri ka planin e saj të taksave. Pa marrë në konsideratë abuzimin me paratë publike, çka kjo është temë tjetër, nga kush si dhe pae merret vendimi për të rritur ose ulur taksat?

Një krahasim, i bërë nga ekspertë tatimorë, që kanë zgjedhur Francën, si vendin me sistemin më të ngarkuar tatimor, për ta krahasuar me vendin tonë. Të ardhurat në analizë janë vendosur në bazë të njëjtë, në monedhën europiane, Euro.

Sipas ish avokatit të tatimpaguesve, Artur Papajani, francezëve iu shkon norma e tatimit 45% të pagës, shqiptarët maksimumi paguajnë 23% të pagës së tyre.

Le të shohim detajet, duke iu referuar të ardhurave personale vjetore:

Nëse krahasojmë të ardhurat në vlerë nominale në të dyja vendet, vëmë re që nuk ka asnjë indeksim për koston e jetesës.
Ttatimi fitimi është vetëm një nga pjesët e pagës. Ekspertët fiskale thonë se më i drejtë do të ishte krahasimi nëse krahasojmë raportin page bruto kundrejt page neto, në të dy vendet.

Në Shqipëri ligji detyron që, pas tatimit mbi pagën neto, paguajmë për çdo lloj produkti ose shërbimi edhe 20% TVSH. Franca, për shembull e ka tatimin mbi produkte apo shërbime me shkallë, ku paguan shumë herë më pak në produkte bazë.

Për individët tregtarë, të vetëpunësuarit, si dhe entitetet, me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri më 31 dhjetor 2029.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH