Gjatë 9 muajve të parë të vitit 2024, automjetet që zënë vendin e parë në importe janë ato që vijnë nga Korea e Jugut. Në fakt mund të jenë makina të markave gjermane, por që prodhohen në Korenë e Jugut dhe importohen me një çmim më të lirë.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor tregojnë se pas automjeteve që importohen nga Korea që janë 19,2 përqind, pasohen nga Italia me 18 përqind, Gjermania me 17,2 përqind, Zvicra me 9 përqind, SHBA me 6.8 përqind dhe Kina me 5.6 përqind.
Një element i rëndësishëm sa i përket importit të automjeteve është edhe rinovimi i flotës, kjo pasi 12,282 mjete te importuara janë të gjeneratës së fundit që kanë 0-3 vite përdorim, me një rritje prej 153% regjistrime krahasuar me periudhën janar-shtator 2019, ose 45 përqind regjistrime më shumë se në vitin 2023.
Periudha Janar-Shtator 2024 numëron 76,537 regjistrime ndër të cilat 83.7 % e totalit janë autovetura, me rritje 36 përqind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave nga DPSHTRR, në shtator 2024 raportohen 939,780 mjete aktive, 8.3 përqind më shumë krahasuar me 2023.