Ekonomi

SHIFRAT ZYRTARE/ Shpopullimi i bagëtive në Shqipëri, më pak qumësht për vitin 2023

Shkruar nga Liberale

SHIFRAT ZYRTARE/ Shpopullimi i bagëtive në Shqipëri, më pak

Braktisja e zonave rurale për shkak të emigracionit dhe humbja e vazhdueshme e betejës për të frenuar largimin e shqiptarëve po reflektohet edhe në blegtori. Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2023 janë pakësuar si numri i gjellëve, por më tepë ai i deleve dhe i dhive.  Më pak prodhim, do të thotë më pak konsum, çmime më të shtrenjta, një ekonomi dhe një e ardhme më e zymtë.

Në vitin 2023, sasia gjithsej e qumështit të grumbulluar rezulton rreth 101 mijë tonë, sipas INSTAT, duke shënuar rënie me 8,0 %, krahasuar me 2022. Gjatë kësaj periudhe, sasia e qumështit të lopës të grumbulluar është rreth 80 mijë tonë, duke pësuar rënie me rreth 7,6 %, krahasuar me 2022. Sasia e grumbulluar e qumështit të deles, në vitin 2023, është rreth 13 mijë tonë, duke shënuar rënie me rreth 10,6 %, krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, sasia e grumbulluar e qumështit nga dhitë është rreth 8 mijë tonë, duke shënuar rënie me 8,2 %, krahasuar me vitin 2022.

SHIFRAT ZYRTARE/ Shpopullimi i bagëtive në Shqipëri, më pak

Nga sasia gjithsej e qumështit të grumbulluar, rreth 13 mijë tonë është përdorur për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor, pjesa tjetër shkon për përpunim. Struktura e qumështit të prodhuar për konsum paraqitet si më poshtë: qumështi i plotë i përpunuar 88,2 %, qumështi gjysmë i skremuar 8,1 %, qumështi i papërpunuar 3,2 % dhe qumështi i skremuar 0,5 %.

Sasia e prodhuar e djathit gjithsej pësoi rënie me 7,7 %. Ndërkohë djathi i prodhuar nga qumështi i dhisë shënoi rritje me 0,6 %, djathi i prodhuar nga qumështi i deles shënoi rënie me 12,9 % ndërsa djathi i prodhuar nga qumështi i lopës pësoi rënie me 7,3 %. Sasia e djathit të prodhuar sipas fortësisë për vitin 2023, është: djathë i butë 49,0 % djathë gjysmë  i fortë 27,9 %, të tjera prodhime të freskëta 14,4 % dhe djathë i fortë 8,8 %.

Sasia e prodhuar e gjalpit gjithsej për vitin 2023 është rreth 608 tonë, ku 98,2% e zë gjalpi tradicional dhe 1,8% e zë gjalpi i shkrirë.

/Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH