Ekonomi

SHIFRAT e fundit pas rritjes së pagave, ja sa shqiptarë marrin mbi 120 mijë lekë (të rinj) në muaj

Shkruar nga Liberale
SHIFRAT e fundit pas rritjes së pagave, ja sa shqiptarë marrin mbi 120

Sipas të dhënave të INSTAT, në 3-mujorin e fundit të vitit 2023, të punësuarit me pagë mujore bruto mbi 120 mijë lekë përbënin 10.7% të totalit të të punësuarve. 

Të punësuarit me pagë mujore bruto mbi 120 mijë lekë patën një zgjerim 3 pikë % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Megjithatë, pjesa dërrmuese e punonjësve me sigurime kanë pagë minimale. Në 3-mujorin e fundit të vitit të kaluar, personat me pagë bruto deri në 40 mijë lekë përbënin 26,5% të totalit të të punësuarve, me një rritje të ndjeshme nga 3-mujori i fundit 2022 kur kjo kategori zinte rreth 22.4% të totalit të të punësuarve.

Rritja e kategorive të punësimit si në pagën minimale dhe atë maksimale erdhën si rrjedhojë e masave të qeverisë për rritjen e pagës minimale dhe dyfishimit të pagave të larta në administratën qendrore publike.

Nga 3-mujori i parë 2022 deri në 3-mujori i tretë 2023, paga minimale u rrit me 10 mijë lekë ose 33%, teksa pagat për administratën publike u rritën mbi 70% për të gjithë kategoritë që nga specialistët në nivelet drejtuese.

Pas pagës minimale, kategoria tjetër më e madhe në totalin e punonjësve me sigurime janë ata që marrin paga bruto në nivelin 60-95 mijë lekë në muaj, të cilët përbëjnë 26.3% të totalit.

Duhet theksuar se pagat e referuara në tatime me të cilat paguhen sigurimet nuk përfaqësojnë realitetin në sektorin privat, ngaqë shumë prej tyre nuk deklarohen ose funksionon edhe “ajo e zarfit”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH