Ekonomi

SHIFRAT/ Deri në 5 mijë euro për metër katror, si variojnë çmimet për blerje apartamentesh në Tiranë dhe bregdet

Shkruar nga Liberale

SHIFRAT/ Deri në 5 mijë euro për metër katror, si

Ndërsa në Tiranë, sipas Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, kërkesa për apartamente është e njëjtë krahasuar me vjet. Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Harizi, tha për Monitor s e krahasuar me vjet, kërkesa për prona në bregdet është rritur me 20 deri 30% krahasuar me vitin e kaluar dhe sipas tij 40% e blerësve të pronave në bregdet janë shtetas me pasaportë të huaj.

Kërkesa për prona në bregdet

Blerësit e huaj po tregojnë më shumë interes për blerje prone në bregdetin shqiptar, me qëllim investimi për shkak të leverdishmërisë së çmimet krahasuar me fqinjët.

Në resortet në zonat bregdetare si: Palasë, Orikum dhe Sarandë çmimi maksimal i shitjes së apartamenteve arriti 4,000 euro për metër katror.

Në vijën e parë të ndërtimit të resorteve në Lungomare apartamentet po shiten me çmim 3,500 euro për metër katror.

Krahasuar me vjet çmimet e pronave të vijës së parë të Lungomares në Vlorë janë shtrenjtuar 25%.

Me tepër shtrenjtim të çmimeve pati në zonat Orikum dhe Radhimë. Agjentët e pasurive të paluajtshme pohojnë se në vijën e parë për zonat bregdetare të jugut nuk gjen pasuri të paluajtshme me çmim nën 3,000 euro.

Në Golem çmimi maksimal i shitjes arriti 1,500 euro për metër katror dhe në Gjirin e Lalëzit vlerat variojnë nga 2,400 deri 3,300 euro për metër katror.

Në zonën e shkëmbit të Kavajës çmimet maksimale të shitjes kanë arritur 1,800 euro për metër katror nga 1,500 euro që ishin vjet (rritja 20%).

Brenda qytetit të Sarandës çmimet e apartamenteve variojnë 1,500 euro për metër katror për ndërtesa e ndërtuara para 10 vitesh deri në 2,200-2,500 euro për metër katror te ndërtimet e reja me vendndodhje 500 deri 1,000 metra larg detit. Ndërsa për apartamentet e reja në proces ndërtimi në breg të detit, vija e para çmimet nisin mbi 3,000 euro për metër katror.

Kërkesa për prona në Tiranë

Në katër muajt e parë të vitit 2024, Shqipëria ka parë një rritje të ndjeshme të të ardhurave nga taksat lokale, duke u rritur me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Kjo rritje është kryesisht për shkak të aktivitetit të shtuar të ndërtimeve dhe ndryshimeve në çmimet referente për pronat, veçanërisht në Tiranë. Bumi i ndërtimit dhe modelet e përditësuara të çmimeve kanë sjellë taksa më të larta për ndikimin në infrastrukturë, të cilat janë bërë burim kryesor të ardhurash për bashkitë. Nga të dhënat e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë kërkesa për apartamente në tiranë në këtë periudhë është e njëjtë krahasuar me vjet.

Një ndër zonat me kërkesën më të lartë aktualisht sipas shoqatës së ndërtuesve është Paskuqani, për shkak të zhvillimit që po merr zona, ku po ndërtohen zona të reja rezidenciale me çmime nga 900 euro për metër katror krahasuar me qendrën që çmimet nisin nga 2,000 apo 2,500 euro për metër katror dhe arrijnë deri 5,000 euro te kullat.

Nga agjentët imobilierë është pohuar se rritja e çmimeve, sidomos në qendër ka spostuar kërkesën e familjeve te reja drejt periferisë. Por po ndodh që edhe në periferi çmimet nuk janë më nën 1,000 euro për metër katror.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH