Ekonomi

SHIFRA E DITËS: Thellohet drama ‘Made in Albania’ me fillimin e 2024-ës, bien me 29,2 % eksportet për janarin

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: Thellohet drama ‘Made in Albania’ me fillimin e

Rënia e prodhimit është një e dhënë e zymtë për ekonominë e çdo vendi. Por kur rënia e prodhimit është e ndjeshme, situata duhet të jetë alarmante. Fakti që kanë rënë kaq shumë eksportet, do të thotë se po prodhohet më pak. Arsyet janë nga më të ndryshmet, kur ndër më kryesoret janë zhvlerësimi i Euros dhe largimi masiv i fuqisë punëtore. Të dhënat mund të shërbejnë edhe si një “kambanë alarmi”, për të ndryshuar qasjen me prodhimin vendas.     

Në Janar 2024, sipas të dhënave të fundit të Instat, Instituti i Statistikave, eksportet e mallrave arritën vlerën 29 mld lekë, duke u ulur me 29,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 20,7 %, në krahasim me Dhjetor 2023.

Importet e mallrave arritën vlerën 60 mld lekë, duke u rritur me 3,4 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me -17,3 %, në krahasim me Dhjetor 2023. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 30 mld lekë, duke u rritur me 88,6 %, krahasuar me Janar 2024 dhe ulur me -13,5 %, në krahasim me Dhjetor 2023.

SHIFRA E DITËS: Thellohet drama ‘Made in Albania’ me fillimin e

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:

Gjatë muajit Janar 2024, në uljen e eksporteve prej 29,2 %, kanë ndikuar kryesisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me -19,5 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -5,0 pikë përqindje, dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me -3,8 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Produkte kimike dhe plastike” me +0,3 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +0,1 pikë përqindje.

SHIFRA E DITËS: Thellohet drama ‘Made in Albania’ me fillimin e

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve:

Gjatë muajit Janar 2024, në rritjen e importeve prej 3,4 %, krahasuar me Janar 2023, pozitivisht kanë ndikuar kryesisht grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +4,7 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +2,9 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” me +0,2 pikë përqindje, etj. Ndërsa në uljen e importeve kanë ndikuar kryesisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me -3,0 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,0 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me -0,3 pikë përqindje, etj.

SHIFRA E DITËS: Thellohet drama ‘Made in Albania’ me fillimin e

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Në muajin Janar 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Janar 2023 janë: Italia (7,6 %), Kosova (20,1 %) dhe Gjermania (34,7 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kroacia (59,3 %) dhe Austria (17,6 %).

Në muajin Janar 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Italia (2,7 %), Kina (2,1 %) dhe Greqia (36,3 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, në krahasim me Janar 2023 janë: Turqia (5,6 %), Spanja (16,4%), dhe Maqedonia e Veriut (5,1 %).

SHIFRA E DITËS: Thellohet drama ‘Made in Albania’ me fillimin e

Eksporte Importe

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 58,4 %, të gjithë tregtisë së mallrave. Në Janar 2024, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 77,8 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 48,9 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë janë: Italia (29,7 %), Greqia (7,7 %) Turqia (7,6 %) dhe Gjermania (7,0 %) .

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH