Ekonomi

SHIFRA E DITËS: Paguajnë taksa tri herë më të larta, përse danezët janë më të lumtur se shqiptarët?

Shkruar nga Liberale

SHIFRA E DITËS: Paguajnë taksa tri herë më të larta,

Aranit Muraçi

Analizë e sistemit të taksave personale mbi të ardhurat në mbarë Evropën për të kuptuar se ku njerëzit paguajnë më shumë - dhe më pak. Shqipëria i ka taksat ndaj të ardhurave gati dy herë më të larta se vendet e tjera në rajon por rreth 3 herë më të ulëta se në vendet e zhvilluara të perëndimit. 

Sekreti në fakt është tjetërkund dhe qëndron te shpërndarja e drejtë dhe mbërritja e parave në destinacionin e duhur

Sipas Shoqatës Europiane të Tatimeve, punënjësit me paga mesatare në Evropë, rreth një të tretën e pagave të tyre e paguanin për taksa, në vitin 2022. Barra tatimore në të gjithë Evropën ndryshon ndjeshëm. Punëtorët në Evropën Perëndimore dhe në vendet më të zhvilluara paguajnë më shumë.

Danimarka (55.9%), Austria (55%), Portugalia (53%), Suedia (52.3%) dhe Belgjika (50%) janë disa nga vendet me normat më të larta të tatimit mbi të ardhurat personale në Europë.

Nga ana tjetër, Rumania (10%), Bullgaria (10%), Bosnja dhe Hercegovina (10%), Kosova (10%) dhe Maqedonia e Veriut (10%), të gjitha vende të Ballkanit, janë vendet evropiane me taksat më të ulëta. Taksat në Shqipëri mbi të ardhurat personale janë 23 për qind, ose dy herë më të larta në rajon dhe 3 herë më të ulëta se në vendet e zhvilluara të perëndimit (tabela në fund). Vendet e rajonit tonë jo rastësisht janë ndër vendet më të varfra. Çka do të thotë se qytetarët nuk i varfëron taksa. Taksa mblidhet nga qeveria si një investim për një shpërndarje më të drejtë të të ardhurave ose për zhvillimin shoqëror dhe nëse një e tillë, e lartë apo e ulët do të shpërdorohet, ajo ka efekt të kundërt.

SHIFRA E DITËS: Paguajnë taksa tri herë më të larta,

Pse qytetarët danezë mirëpresin taksa më të larta?

Megjithatë, çuditërisht, jo të gjithë qytetarët janë të pakënaqur kur taksat janë më të larta, përfshirë Danimarkën, vendi skandinav ku taksat arrijnë në 55.9%.

Në Danimarkë dhe kombet e tjera sociale dhe të shtetit të së drejtës, shumë qytetarë e konsiderojnë pagesën e teksave si një investim për të ardhmen kolektive të vendit dhe shoqërisë, ose që kërkojnë të arrijnë kolektivisht një cilësi të caktuar jetese. Për t'u përmendur, Danimarka u rendit vendi i dytë më i lumtur në botë për të katërtin vit radhazi, sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2023. Sepse është një shtet që nuk i vjedh qytetarët, por, përkundrazi, takson dhe administron me përgjegjësi të lartë taksat dhe me besueshmëri në publik, që të ndihmohen edhe të pamundurit.

Kjo u mundëson të gjitha segmenteve të shoqërisë, pavarësisht nga gjinia, pozita socio-politike apo ekonomike, që të përfitojnë nga të njëjtat mundësi, duke reduktuar në mënyrë të konsiderueshme barrën ekonomike dhe sociale. Shumica e arsimit, veçanërisht arsimi i lartë në Danimarkë është falas, me studentët e universiteteve publike apo private që marrin një grant nga qeveria daneze.

Kjo mbështetje vazhdon edhe për vendet e punës, ku prindërit kanë të drejtë për 52 javë pushim prindëror, nga të cilat 32 javë paguhen nga shteti. Modeli danez i tregut të punës, i quajtur modeli i fleksiuritetit, ofron gjithashtu fleksibilitet për punëdhënësit dhe siguri për punëtorët, duke u fokusuar në pjesëmarrjen aktive të punës. Kjo u mundëson punëtorëve dhe shtetit të ofrojnë një rrjet sigurie në rast papunësie.

Si të tilla, Danimarka dhe vendet e tjera si ajo, i bëjnë qytetarët shumë të kënaqur për të paguar pjesën e tyre të taksave, veçanërisht nëse shërbimet publike janë të cilësisë së lartë.
Megjithatë, mes disavantazheve, Danimarka gjithashtu duhet t'u ofrojë grante arsimore studentëve nga vende të tjera të Bashkimit Evropian, edhe pse ata rrallë qëndrojnë pas studimeve, çka do të thotë se taksapagueesit e një vendi investojnë për qytetarët e një vendi tjetër.

Për Austrinë, një vend tjetër me taksa të larta që shkojnë në 55%, sistemi i sigurimeve shoqërore, i cili përfshin sistemin ligjor të sigurimeve shëndetësore, sistemin ligjor të sigurimit të pensioneve dhe sistemin ligjor të aksidenteve në punë, është mjaft i çmuar. Përveç këtyre, mbulon edhe maternitetin dhe papunësinë.

Në vende të tilla si Belgjika, beqarët pa fëmijë mbajnë barrën e taksave më të larta, ndërsa e kundërta ndodh me çiftet e martuara me fëmijë që kanë një barrë disi më të lehtë.
Dikush që jeton në Belgjikë me një pagë prej 45,000 € (vit), për shembull, do të tatohet me 25% deri në 15,200 €, me 40% mbi 15,200 €, me 45% mbi 26,830 € - dhe me 50% mbi 46,440 €. Gjithashtu, çdo punonjës do të duhet të paguajë 13,07% për kontributet e sigurimeve shoqërore.
Ekziston edhe një kontribut special i sigurimeve shoqërore për t'u paguar, që varion nga 9,30 € në 60,94 € në muaj. Prandaj, një person me këtë pagë do të çonte në shtëpi afërsisht 1,867 € në muaj. Kjo ka rrititur zhgënjimin mes belgëve vitet e fundit, të cilët ndihen sikur nuk po u rikthehet ajo që paguajnë në taksa, krahasuar me vendet skandinave.

Megjithatë, Belgjika ka bërë përpjekje për të reduktuar taksimin e pagave, sipas OECD, teksa një punonjës beqar e gjen faturën tatimore të reduktuar me rreth 2.7% midis 2009 dhe 2022.

Ashtu si në Danimarkë, qytetarët suedezë nuk e kanë problem të paguajnë taksa të larta, në rastin e tyre, rreth 52.3%, kur një shoqëri funksionon mirë dhe afron shërbime publike me cilësi të lartë. Agjencia Suedeze e Taksave, Skatteverket, është një nga agjencitë më të besuara dhe më të respektuara në vend, pas Zyrës Suedeze të Patentave dhe Regjistrimit (PRV) dhe divizionit të pronave, Lantmateriet.
Kjo vjen për shkak të përfshirjes së agjencisë tatimore në shumë aspekte të jetës së qytetarëve, duke nisur nga lindjet, martesat, puna, prona dhe deri te vdekjet - me qëllimin e vetëm që ofrohet një cilësi e lartë shërbimi. Jo vetëm kaq, sistemi tatimor është gjithashtu shumë miqësor dhe i aksesueshëm për klientët, duke e bërë kështu edhe më të besuar.

Taksa më të ulëta në vendet e Evropës Lindore

Për vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore si Rumania, Bullgaria dhe Bosnja dhe Hercegovina, taksat e ulëta janë një mënyrë për të tërhequr dhe me shpresë për mbajtjen e investimeve të huaja.

Këto vende shpesh ofrojnë kosto më të lira të punës dhe prodhimit, lehtësime tatimore dhe një pasuri tregjesh dhe mundësish të pashfrytëzuara. Jo vetëm kaq, por ato gjithashtu shpesh mund të ofrojnë një standard më të mirë jetese, për shkak se kostoja e jetesës është dukshëm më e lirë se shumica e vendeve të Evropës Perëndimore.
Evropa Jugore dhe Lindore ka gjithashtu disa nga ekonomitë me rritje më të shpejtë, me Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë dhe Qipron që të gjitha shihen si vendet e ardhshme të rritjes për disa kompani dhe industri.

Megjithatë, kohët e fundit vende si Rumania janë përpjekur të rrisin taksat për punonjësit në sektorin e softuerit. Qeveria rumune bëri po ashtu përpjekje të heqë përjashtimet nga pagesat e sigurimeve shëndetësore për punonjësit e sektorit të ndërtimit, ushqimit dhe bujqësisë, me qëllim rritjen e të ardhurave nga taksat.

Në Bosnje, për shembull, të ardhurat neto prej 1000 € shoqërohen me 562 € taksa dhe kontribute të paguara si nga punëdhënësi ashtu edhe nga punëmarrësi, duke detyruar shumë kompani dhe biznese të shmangin ofrimin e kontratave me kohë të plotë për punëtorët e tyre.
Kjo praktikë, nga ana tjetër, i jep më shumë guxim tregut të zi të forcohet – një pengesë kryesore drejt rritjes për tre dekadat e fundit, ose që kur Bosnja shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia në 1992.

Vendet me pagat më të larta, me barrë të lartë tatimore?

Pagat mesatare në vendet me taksa më të larta si Danimarka dhe Austria janë gjithashtu më të larta, çka tregon se këto vende kanë ndjekur një rrugë të gjatë në zbutjen e një pjese të presionit financiar. Sipas Eurostat, paga mesatare vjetore neto në Danimarkë në vitin 2022 ishte rreth 62,972,33 €, ndërsa në Austri ishte 68,690,65 €.
E gjitha kjo ka ardhur për shkak të negociatave më të hapura të pagave dhe të modelit të punës fleksibël, si për shembull, të Danimarkës, për një investim më të madh në arsim dhe të mësuarit gjatë karrierës. Disa vende gjithashtu kanë më shumë kërkesë në sektorë me pagesë të lartë si financa, banka, drejtësia dhe mjekësia.

Barra tatimore dhe inflacioni

Inflacioni është gjithashtu një faktor tjetër që mund t'i bëjë barrët tatimore të ndihen të rënda për qytetarët. Kjo u provua veçanërisht pas luftës Rusi-Ukrainë që u shoqërua me një rritje të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve gjatë viteve të fundit. Konflikte të tjera, të tilla si lufta Izrael-Hamas, kanë ndikuar gjithashtu duke nxitur më tej rritjen e çmimeve të energjisë dhe mallrave të tjera.
Nëse kjo tendencë vazhdon, rritja e çmimeve të konsumit do të ushtrojë gjithashtu më shumë presion mbi portofolin e qytetarëve europianë, duke bërë që taksat e larta të bëhen më të vështira për tu përballuar.
Megjithëse inflacioni i Eurozonës ra këtë vit në nivelin më të ulët dyvjeçar, Banka Qendrore Evropiane (BQE) po një qasje optimiste e të kujdesshme, për uljen e normave të interesit.

SHIFRA E DITËS: Paguajnë taksa tri herë më të larta,

SHIFRA E DITËS: Paguajnë taksa tri herë më të larta,

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH