Aranit Muraçi
Planifikimi i daljes në pension është jetike, jo vetëm për moshën e tretë, por edhe ata në të 20-at duhet të mendojnë të kontribuojnë në sigurimet shoqërore ose të lënë disa para menjëanë në bankë për të pasur një pension. Megjithatë, mund të jetë një përvojë jo e lehtë individuale.
Shumica prej nesh do të kenë filluar të paguajnë pensionin sapo mbushin 22 vjeç, pa e menduar fare një të tillë. Prandaj, edhe sistemi i pensioneve kërkon vëmendjen e vazhdueshme të çdo qeverie.
Në Europë, disa vende e kanë të garantuar për pesë vite pensionin e qytetarëve të tyre. Në vendin tonë pensionistët mbahen përmes kontributeve që paguajnë ata që punojnë aktualisht ose nga buxheti i shtetit. Rritja e mundshme mund të realizohet nga rritja e numrit të kontribuesve duke luftuar informalitetin, ose nga rritja e taksave për pjesën tjetër të shoqërisë.
Për shkak tërritjes së kostos së jetesës, pensionet në të gjithë Evropën po bëhen të pamjaftueshme dhe pensionistët e ardhshëm po kërkojnë të gjithë të njëjtat këshilla për pensionet, si 'a mjafton pensioni im' ose 'sa rehat do të jetë jeta pas punës?'
Duke vazhduar nga indeksi i vitit të kaluar, për vitin 2024, nga analiza e të dhënave në sistemet e pensioneve në 50 vendet e Evropës për të përcaktohet se cili vend ofron më shumë për pensionistët në krahasim me të dhënat aktuale të kostos së jetesës së po atij vendi. Të dhënat e Numbeo që analizojnë koston mesatare të shpenzimeve të përgjithshme të jetesës si blerjet e ushqimit, çmimin e një vakti në një restorant, faturat e energjisë etj, si dhe kosto e vlerësuar e jetesës në muaj, duke përjashtuar qiranë, nxjerrin Armeninë si vendin me pensione.
Të dhënat janë llogaritur mbi bazën se shumica e pensionistëve në këto vende janë pa hipotekë. Almond Financial më pas renditi 30 vendet më të mira në Indeksin vjetor të Breakeven të Pensionit nga më miqësoret me pensionet tek ato më pak.
Sipas kësaj renditjeje Shqipëria pozicionohet në vendin e 24-të, duke lënë pas Greqinë dhe Kroacinë në rajon, si dhe Rusinë, Gjeorgjinë dhe Armeninë në Europë.
Ekspertët thonë se duhet shikuar opsione të tjera veç pensionit shtetëror, për pensionistët e ardhshëm.
Armenia renditet në fund të Indeksit të Breakeven të Pensioneve për të dytin vit radhazi. E dyta e fundit në indeks është Moldavia.
Duke komentuar rezultatet e hulumtimit, Këshilltari Kryesor Financiar në Almond Financial, Sam Robinson, thotë se “të dhënat janë një pasqyrë interesante se sa mirë mund të jetojnë njerëzit kur dalin në pension në të gjithë Evropën.”
“Për ata që i afrohen moshës së pensionit shtetëror në Spanjë, pensioni është një perspektivë joshëse me një pension të shëndetshëm, kosto të ulët jetese dhe për të mos përmendur motin fantastik.”
“Edhe pse rritja e pensionit shtetëror është vlerësuar si rritje e mirë në shumë vende, ajo rezulton me vetëm 33 paund më shumë në muaj në Britaninë e Madhe krahasuar me pensionin e vitit të kaluar. Është e qartë se ata mbi 66 vjeç duhet të shikojnë opsione të tjera në vend që të mbështeten vetëm te pensioni shtetëror.”
Një shoqëri moderne dhe një shtet i përgjegjshëm nuk mund tia lënë rastësisë fatin e pensionistëve.