Ekonomi

SHIFRA E DITËS: Shqipëria konsumon dhe prodhon më pak! Bien eksportet me 6.6 %, bien edhe importet me 23%

Shkruar nga Liberale

SHIFRA E DITËS: Shqipëria konsumon dhe prodhon më pak! Bien

Rënia e euros dhe emigracioni, si dhe rënia e fuqisë blerëse, po shoqërohen me pasoja në eksportin dhe importin e mallrave si dhe në fuqinë blerëse. Nga të dhënat zyrtare të cilat janë raportuar nga INSTAT, për muajin dhjetor, vihet re një tjetër rënie e eksporteve krahasuar me një vit më parë, ndonëse eksportet kanë pësuar rritje në krahasim me muajin dhjetor.   

Në Dhjetor 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 38 mld lekë, duke u ulur me -6,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 14,2 %, në krahasim me Nëntor 2023.

Importet e mallrave arritën vlerën 73 mld lekë, duke u ulur me -23,1 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 1,6 %, në krahasim me Nëntor 2023.

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 35 mld lekë, duke u ulur me -35,3 %, krahasuar me Dhjetor 2022 dhe me -9,2 %, në krahasim me Nëntor 2023.

Gjatë vitit 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 440 mld lekë, duke u ulur me -9,5 %, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 873 mld lekë, duke u ulur me -8,2 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 432 mld lekë, duke u ulur me -6,7 %, krahasuar me vitin 2022.

SHIFRA E DITËS: Shqipëria konsumon dhe prodhon më pak! Bien

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:

Gjatë muajit Dhjetor 2023, në uljen e eksporteve prej -6,6 %, kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -10,0 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -4,1 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me -1,8 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +11,3 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,9 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij viti janë ulur me -9,5 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -4,5 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,8 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,8 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht ka ndikuar grupi: “Ushqime, pije, duhan” me +0,8 pikë përqindje.

SHIFRA E DITËS: Shqipëria konsumon dhe prodhon më pak! Bien

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve:

Gjatë muajit Dhjetor 2023, në uljen e importeve prej -23,1 %, krahasuar me Dhjetor 2022, negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -19,7 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -2,1 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,0 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht ka ndikuar grupi: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +1,1 pikë përqindje.

Gjatë vitit 2023, importet janë ulur me -8,2 %, krahasuar me vitin 2022. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -7,3 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,5 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -0,8 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht ka ndikuar grupi: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +2,7 pikë përqindje.

SHIFRA E DITËS: Shqipëria konsumon dhe prodhon më pak! Bien

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Në muajin Dhjetor 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Dhjetor 2022 janë: Italia (11,3 %), Spanja (28,7 %), Gjermani (6,8 %), etj. Ndërsa vendet me të cilët eksportet kanë pasur rritje më të madhe, janë: SHBA (611,9 %), Kosova (1,8 %), Greqi (4,0 %), etj.

Gjatë këtij viti vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (10,2 %), Gjermania (27,7 %), Spanja (19,1 %), etj. Ndërsa vendet me të cilin eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, është: Kosova (8,3 %), Greqia (13,1 %), Kina (2,7 %), etj.

Në muajin Dhjetor 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe te importeve, janë: Italia (14,1 %), Kina (14,9 %), Turqia (24,5) %), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me Dhjetor 2022 janë: Gjermania (5,6 %), SHBA (69,5 %), Mbretëria e Bashkuar (44,5 %), etj.

Gjatë këtij viti, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (5,9 %), Turqia (26,2 %), Greqia (23,6 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe janë: Kina (21,0 %), Gjermania (5,2 %), SHBA (32,3 %), etj.

SHIFRA E DITËS: Shqipëria konsumon dhe prodhon më pak! Bien

Eksporte Importe

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 52,7 %, të gjithë tregtisë. Në Dhjetor 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 59,6 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 49,1 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (25,5 %), Kina (8,5 %), Turqia (7,1 %) dhe Gjermania (6,6 %).

Shkëmbimet tregtare, për vitin 2023, me vendet e BE-së zënë 57,9 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Dhjetor 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 71,8 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 50,9 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,2 %), Kina (7,9 %), Turqia (6,8 %) dhe Greqia (6,5 %).

a.muraçi/Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH