Aranit Muraçi
Mesatarja e fuqisë blerëse për frymë në Europë arriti në 18,768 euro në vitin 2024. Megjithatë, ka dallime të rëndësishme midis 42 vendeve europiane të përfshira në analizë: njerëzit në Lihtenshtajn, Zvicër dhe Luksemburg kanë të ardhura neto shumë më të larta se pjesa tjetër e Evropës, ndërsa fuqia blerëse është më e ulëta në Kosovë, Shqipëri, Bjellorusi dhe Ukrainë. Ukraina është një vend i përfshirë në luftë, ndërsa Bjellorusia udhëhiqet prej 30 vitesh nga një qeveri proruse dhe me një lider autokratik.
Është një arsye që tregon se pse qytetarët nga Shqipëria dhe Kosova largohen masivisht nga vendi i tyre, për një të ardhme më të mirë.
Mbretëria e Bashkuar, falë politikave për të zbutur krizën e çmimeve, është ngjitur me tre vende në krahasimin e përgjithshëm europian.
Sipas rezultateve të studimit “GfK Purchasing Power Europe 2024” në vitin 2024, europianët kishin në dispozicion një total prej rreth 12.9 trilion euro për të shpenzuar për ushqim, strehim, shërbime, kosto të energjisë, pensione private, sigurime, pushime, lëvizshmëri dhe blerje konsumatore. Kjo korrespondon me një fuqi blerëse mesatare për frymë prej 18,768 euro, që paraqet një rritje nominale prej 3.9 për qind krahasuar me vlerat e rishikuara të një viti më parë.
Në raport me fuqinë blerëse ata që paguhen me pagë minimale marrin 5 mijë euro në vit, ndërsa pensioni mesatar vjetor llogaritet në 2 mijë euro, në Shqipëri. Paga mesatare aktualisht vlerësohet në 900 euro në vendin tonë, që do të thotë se fuqia blerëse bie është sa gjysma e mesatarja europiane. Siç tregon edhe tabela, fuqia blerëse për shqiptarët është më e ulëta në rajon dhe shumë larg vendeve europiane.
Megjithatë, shuma që konsumatorët kanë aktualisht në dispozicion për shpenzime dhe kursime ndryshon shumë nga vendi në vend, dhe gjithashtu varet nga mënyra se si do të ndryshojnë çmimet e konsumit.
Banorët e Lihtenshtajnit kanë një fuqi blerëse për frymë prej 70,180 euro, që është më shumë se 3.7 herë se mesatarja evropiane. Zvicra dhe Luksemburgu mbajnë vendin e dytë dhe të tretë. Ndërsa fuqia blerëse për frymë e zviceranëve, me 52,566 euro, është 2,8 herë më e madhe se mesatarja evropiane, luksemburgasit kanë një të ardhur neto të disponueshme prej 41,785 euro për frymë. Kjo është më shumë se 2.2 herë më e lartë se mesatarja evropiane.
Në vitin 2023, Irlanda doli e dyta midis Shteteve Anëtare të BE-së, me 111% mbi mesataren e BE-së, e ndjekur nga Holanda, Danimarka dhe Austria, secila me një GDP për frymë prej më shumë se 20% mbi mesataren. Vendet e EFTA-s Norvegjia, Zvicra dhe Islanda kishin një nivel të PBB-së për frymë prej 73%, 54% dhe 34% mbi mesataren e BE-së.
Belgjika, Gjermania, Suedia, Finlanda, Malta dhe Franca ishin shtetet e tjera anëtare të BE-së me GDP për frymë mbi mesataren e BE-së. Italia, Qiproja, Sllovenia dhe Çekia kishin një nivel të PBB-së për frymë prej më pak se 10% nën mesataren e BE-së. Spanja, Lituania, Portugalia, Estonia, Polonia dhe Rumania kishin një GDP për frymë midis 10% dhe 20% nën mesataren e BE-së. PBB-ja për frymë e Hungarisë, Kroacisë, Tirqisë vendit kandidat, Sllovakisë dhe Letonisë ishte më pak se 30% nën mesataren. Greqia dhe Bullgaria kishin një GDP për frymë më pak se 40 % nën mesataren. Vendi kandidat Mali i Zi u ishte në 48% nën mesataren e BE-së, i ndjekur nga vendet kandidate Serbia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina.