Ekonomi

SHIFRA E DITËS: Rritet me 80 % sipërfaqja e ndërtimeve. A mund të jetë Tirana një “bombë me sahat” për të ardhmen e ekonomisë sonë?

Shkruar nga Liberale

SHIFRA E DITËS: Rritet me 80 % sipërfaqja e ndërtimeve. A mund

Aranit Muraçi

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2024 sipas të dhënave të fundit zyrtare të INSTAT është rritur me 78,9 %. Tirana në ndërtime, edhe pse kryeqyteti nuk prodhon asgjë më tepër se qytetet e tjera (por bën diferencën në sektorin e shërbimeve), i tejkalon thuajse të gjitha qarqet e tjera të marra së bashku.

E ndërsa popullsia pakësohet ndërtimet në vendin tonë shtohen. Dy janë faktorët e këtij paradoksi: Investitorët, duke mos marrë në analizë fenomenin e përhapur të pastrimit të parave në këtë sektor, e shohin investimin në ndërtim si më fitimprurës.

Siç tregojnë shifrat, Tirana dominon ndërtimet çka do të thotë se pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare, banon në Shqipëri ose jashtë, kërkon të ketë një banesë në kryeqytet, duke e menduar këtë si një investim për të ardhmen. Kërkesës së lartë për banesa i përgjigjet edhe një ofertë më e lartë.

Nga ana tjetër mungesa e studimeve demografike dhe e politikave efikase për të shfrytëzuar resurset natyrore mund t’i shndërrojë qytetet e tjera në zona të pabanuara dhe mund të kërcënojë ekonominë në një plan afatgjatë. Metropoli nuk afron mundësi për të gjithë, si kudo në botë. Pasojat e braktisjes së fshatrave dhe qyteteve të tjera, nga blegtorë, fermerë ose punonjës të pakualifikuar, për kryeqytetin, me idenë se fëmijët do të kenë një të ardhme tjetër në Tiranë, tregon mungesën e vizionit të politikave për të ndërtuar të ardhmen e shqiptarëve në të gjithë territorin.

SHIFRA E DITËS: Rritet me 80 % sipërfaqja e ndërtimeve. A mund

Duket se investimi më fitimprirës, i shpejtë dhe i sigurt mbetet ai i sektorit të ndërtimit. Dhe orientimi i ekonomisë po i përgjigjet nevojave të momentit. Ndikimet e kërkesës lidhen edhe me faktorë të tjerë, psikologjikë. Kur të gjithë po investojnë te kompanitë e fajdeve, pse mos investoj edhe unë? A nuk ishte ky ndikim i gabuar psikologjik, që çoi në kolaps ekonominë në '97, kur qeveria nuk qe e aftë të ndërhynte për të parandaluar në kohë katastrofën.

Vetëm përmes politikave të posaçme mund të parandalohet zgjerimi i mëtejshëm i Tiranës dhe orientimi i popullsisë në zona dhe territore të tjera të vendit, pasi pasojat e asaj që po ndodh sot mund të jenë katasrtrofale nesër, si për sipërmarrësit në ndërtim, ashtu edhe për blerësit e banesave.


Të dhënat e fundit të ndërtimeve në vendin tonë:

SHIFRA E DITËS: Rritet me 80 % sipërfaqja e ndërtimeve. A mund


Në tremujorin e tretë 2024 janë miratuar gjithsej 354 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 361 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2023, duke shënuar një ulje prej 1,9 %.

SHIFRA E DITËS: Rritet me 80 % sipërfaqja e ndërtimeve. A mund


Por sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2024 është 814.340 m2, nga 455.181 m2 miratuar në tremujorin e tretë 2023, duke shënuar një rritje prej 78,9 %. Pjesën më të madhe ose mbi gjysmën e zë Tirana.

SHIFRA E DITËS: Rritet me 80 % sipërfaqja e ndërtimeve. A mund

Në tremujorin e tretë 2024, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 33.3 miliardë lekë, nga 18.9 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2023, duke shënuar një rritje prej 76,1 %.

SHIFRA E DITËS: Rritet me 80 % sipërfaqja e ndërtimeve. A mund

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH