Ekonomi

SHIFRA E DITËS: Rënia e bujqësisë dhe e prodhimit dhe lidhja me 50 mijë shqiptarët që i largohen çdo vit Shqipërisë  

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: Rënia e bujqësisë dhe e prodhimit dhe lidhja

Çfarë duhet të bëjnë prodhuesit, në mungesë të prodhimit ose në rast të rënies së prodhimit, në një  vend që prodhimin nuk e favorizon ose nuk e ka prioritet. Në një situatë që sa vjen dhe bëhet më e zymtë për bujqësinë, çfarë duhet të bëjnë fermerët përveç se duhet të braktisin bujqësinë dhe zonat rurale anembanë vendit. Njësoj po veprojnë edhe ata të cilët punojnë në sektorët e industrisë dhe të prodhimit, ndërkohë që ekonomia rritjen e fundit ia dedikon sektorit të ndërtimit dhe konsumit. Por me rënien e vazhdueshme të popullsisë, kur edhe fuqia punëtore të ketë shteruar, a është e përgatitur si duhet Shqipëria për tu përballur me skenarin më të keq të mundshëm, pasi pas rënies së prodhimit herët e vonë, do të bien si ndërtimi ashtu edhe tregtia?    

Sipas të dhënave të Censit 2023, Shqipërisë prej vitit 2000 i largohen çdo vit mesatarisht 50 mijë qytetarë, shumica prej tyre në kërkim të një pune dhe jete më të mirë. Dhe fakt është se zonat rurale janë duke u shkretuar anembanë vendit.   

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e parë të vitit 2024, sipas të dhënave të fundit të Instat të vlerësohet me rritje 3,63 % në terma realë, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2023, sipas të dhënave të fundit zyrtare të INSTAT.

Kontribut pozitiv kanë dhënë “ndërtimi” por sipas të dhënave të fundit të INSTAT negativisht kanë ndikuar dy sektorët prej të cilëve varet prodhimi, që janë bujqësia dhe industria e lehtë dhe përpunuese.

SHIFRA E DITËS: Rënia e bujqësisë dhe e prodhimit dhe lidhja

Ndër degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e parë të vitit 2024, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023, nga të gjithë sektorët kryesorë vetëm aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit shënoi rënien më të madhe prej 1,73%, i ndjekur nga Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit i cili shënoi rënie me 1,05% në terma vjetor.

Aktiviteti i “ndërtimit” shënoi rritje me 14,04%, i ndjekur nga grupi i aktiviteteve të “Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë” i cili shënoi rritje 7,71%. “Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme” ka shënuar një rritje prej 5,91%, grupi i “Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative” shënoi rritje 5,54%, grupi i aktiviteteve “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” pati një rritje prej 4,63% .

Treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto i përshtatur sezonalisht, në tremujorin e parë 2024, krahasuar me tremujorin paraardhës, vlerësohet me rritje prej 1,02%.

Rritja ka ardhur kryesisht prej aktivitetit të “ndërtimit” që shënoi një rritje me 3,33%, “aktiviteti Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” shënoi rritje prej 3,63%, grupi “aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” shfaqi rritje me 2,21%, aktiviteti “arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të tjera shërbimi” u shfaq me rritje prej 5,15%.

SHIFRA E DITËS: Rënia e bujqësisë dhe e prodhimit dhe lidhja

Aktiviteti i “Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit” u shfaq me rënie prej 0,25%. Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rënie prej 0,19% etj.

Sipas të dhënave të përshtatura sezonalisht, ndryshimet në krahasim me tremujorin paraardhës, shfaqen si më poshtë:

- Konsumi final i popullatës shënoi rritje 3,07%, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023;  

- Konsumi final i qeverisë u shfaq me një rënie prej 3,56%;
- Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks shënoi rritje prej 8,47%;

- Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 8,31 %, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 8,99%.

Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e parë të vitit 2024, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023, paraqiten si më poshtë:

- Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 3,71%;

- Konsumi final i qeverisë u shfaq me një rritje prej 3,45%;

- Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 7,67%;

- Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 9,94%, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 7,61%.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH